Bëje të duhurën, e lëri të tjerët të thonë çfarë të duan!

722

Një njeri u ul në një qoshe të një restoranti, nxori një fletore të vogël me një laps dhe filloi të shkruante.
Plaka mendoi se ai po i shkruante letër nënës së tij…
Adoleshenti mendoi se po i shkruante letër të dashurës së tij…
Fëmija mendoi se ai po vizatonte…
Tregtari mendoi se ai po bënte bilancin…
Nëpunësi mendoi se ai po llogariste borxhet…

E shihni,të gjithë njerëzit i interpretojnë lëvizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas mënyrës së tyre. Ata na vlerësojnë nga perspektiva e tyre.
Andaj,mos i bëni padrejtësi askujt,mos përgojoni askënd,mos iu depërtoni njerëzve në nijjetet e tyre.
Bëje të mirën, të duhurën, sepse nuk do të shpëtosh nga fjalët e tyre, qofsh edhe me kurorë ari në kokë.

Comments are closed.