Bazat e sistemeve operative (Pjesa e parë)

585

Jo krejt pajisjet kanë system operativ të integruar. Psh., kompjuteri i shporetit me mikrovalë në kuhinë nuk ka nevojë për system operativ. Ai ka një numër të kufizuar detyrash që duhet të bëjë, disa butonë specialë dhe urdhëra të thjeshtë që duhet zbatuar. Për një kompjuter si ky, shtimi i një sistemi operativ do të ishte bare e tepërt dhe shtim kompleksiteti aty ku nuk duhet, për më tepër do të riste edhe koston për njësi të prodhimit të këtyre pajisjeve. Si zëvendësim, shporeti mikrovalor thjesht komandohet nga një softuer hardverik i ngjashëm me Biosin e kompjuterit.
Për pajisjet tjera më të komplikuara kompjuterike, sistemi operativ mundëson:
• Shërbime të ndryshme për punë të ndryshme

• komunikim me përdoruesit në mënyra më të komplikuara

• ballafaqim më të lehtë me nevojat në rritje dhe në ndryshim të vazhdueshëm

Gjithë kompjuterët personalë kanë së pakti një sistem operativ. Më të përhapurit në mesin e sistemeve operative, janë sistemet operative Windows të Microsoft-it, Makintosh (Macintosh) nga Apple dhe familja Unix e sistemeve operative (të cilat janë zhvilluar nga një listë e gjatë programuesish individualë dhe organizatash të ndryshme përgjatë një periudhe të gjatë kohore). Ekzistojnë një numër shumë i madh sistemesh operative për përdorim në pajisje speciale dhe për aplikacione speciale, suke përfshirë sisteme për kompjuterë të mëdhenj – mainframe, sisteme që përdoren në Robotikë, procesin e prodhimit, sisteme për kontroll në kohë reale, etj.

Pjesët të cilat janë nën kontrollin e sistemit operativ

Punët e sistemit operativ në shikim të përgjithësuar kanë të bëjnë me:
• Kontrollin e punës së aplikacioneve,

• menaxhimin e inputeve dhe autputeve në sistemin kompjuterik,

• kontrollimi i punës së aplikacioneve speciale hardverike të njohura si drajverë,

• menaxhimi i kapaciteteve memoruese,

• menaxhimi i punës së procesorit dhe nxënja optimale me punë e procesorit, dhe

• kontrolli i resurseve hardverike si disku i fiksuar, pajisjet e jashtme, etj.

[vazhdon…]

Comments are closed.