Battlebots – Beteja e robotëve

1,117

Dëshira për të qenë i pari ka ekzistuar qysh prej fillimit të qenies njerëzore. Ajo është një trashëgimi e cila haset në çdo gjeneratë dhe në çdo person i cili ka ambicie dhe vullnet për të arritur për të qenë i pari në ndonjë lëmi, në shkollë, fakultet, institucion, shtet apo në botë.  

 Lojrat olimpike janë një shembull i kësaj se si sportistët nga e gjithë bota garojnë për ti shfaqur aftësitë e tyre dhe për të qenë i pari.

Me kalimin e kohës duke u frymëzuar nga kjo si dhe me zhvillimin e teknologjisë është arritur deri tek ideja e “Battlebots” apo e ashtuquajtura lufta e robotëve. Me shfaqjen e saj “Battlebots” ka arritur një audience tejet të madhe për shkak se ofron satisfakcion tek njerëzit gjatë përcjelljes së ndeshjes.

Battlebots është serial Amerikan i luftës së robotëve ku pjesëmarrësit dizajnojnë dhe ndërtojnë makina të armatosura me telekomandë për të luftuar robotët tjerë kundërshtarë në arenën e turnamentit.

Për herë të parë ky tournament është mbajtur në vitin 2000, ku me 23 Gusht të këtij viti është transmetuar epizodi i parë në kanalin televiziv Comedy Central dhe ka vazhduar për 5 sezone deri më 21 Dhjetor të 2002.

Pas një pauze 13 vjeçare në datën 20 Gusht të 2015 Battlebots i kthehet audiencës me transmetimin e epizodës së parë të sezonit të 6-të në kanalin televiziv ABC, ku dhe vazhdon edhe me sezonin e 7-të po në të njejtin kanal televiziv.

Në vitin 2018 të drejtat e transmetimit të këtij evenimenti i merr kanali televiziv Discovery Chanel ku është transmetuar sezoni i 8-të.

Battlebots vazhdon edhe këtë vit me sezonin e 9 ku deri më tani janë transmetuar 15 epizoda të këtij sezoni dhe me një total prej 143 epizoda.

Epizodat e këtij evenimenti transmetohen çdo të Shtunë në ora 00:00 (CEST).

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.