Balenat janë kontribues të rëndësishëm në ruajtjen e zinxhirit ushqimor në oqeane

796

Oqeani është shtëpi e miliona llojeve të njohura – rreth 2,2 milion, sipas një studimi të publikuar në gusht të vitit 2011 në revistën PLOS Biology – e cila përkthehet në një numër të pallogaritur të krijesave, të mëdha dhe të vogla, nga zooplanktonet mikroskopike deri te gjitarët e mëdha tw oqeaneve që peshojnë qindra dhe mijëra kilogram.

Megjithatë, oqeani nuk është vetëm shtëpia e tyre; është gjithashtu edhe tualeti i tyre. Kjo mund të jetë pak e frikshme kur të mendohet se sa sasi të mëdha të mbeturinave hudhen në ujin e oqeanit çdo ditë nga krijesa të ndryshme, por urina dhe jashtëqitja janë lëndë ushqyese të pasura që vazhdimisht konsumohen dhe riciklohen, duke ruajtur shëndetin e përgjithshëm të ekosistemeve në oqean, dhe luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zinxhirit ushqimor.

Sipas Joe Roman, biolog konservi në Universitetin e Vermontit, i cili  studion gjitarët ujorw dhe ndikimin e tyre në ekosistemet e oqeanit, është befasi se balenat, të cilat janë disa nga kafshët më të mëdha në oqean, janë kontribues veçanërisht bujarë në supën kimike të oqeanit. Megjithatë, sipas Romanit, përcaktimi i sasive të sakta të mbeturinave që ata prodhojnë është sfiduese.

“Nuk është e lehtë për të matur sasia që lëshon një balenë brenda një dite” thotë ai. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2003 në Canadian Journal of Zoology, një lloj i balenës që mund të jetë i gjatë deri në 26 metra dhe që mund të peshojë deri në 72 575 kg prodhon rreth 974 litra urinë në ditë.

Jashqitjet e balenave paraqesin burim ushqyes për kafshët e shumta që jetojnë në oqeane, duke iu ofruar atyre materie ushqyese të pasura me azot, fosfor dhe hekur. Organizma të vogla si fitoplanktonet dhe algat (mijëra llojesh) përdorin materie ushqyese të cilat gjenden në jashtëqitjet e balenave. Por kjo nuk përfundon këtu. Fitoplanktonet janë ushqim për zooplanktonet më të mëdhe, me të cilat, më tej, ushqehen peshqit, me të cilat eventualisht mund të ushqehen balenat.

Dhe balenat punojnë më tepër së sa lëshimin e nutrientëve – bëjnë rishpërndarjenë e tyre. Këto infusione të mbeturinave të balenës ripërtërijnë pjesët ku ka mungesë të ushqimit dhe janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të ekosistemeve të oqeaneve.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

Comments are closed.