Arsyet praktike të ruajtjes së shëndetit

819

Do të fillojmë me ruajtjen e shëndetit. Konsumimi i ushqimit kur bëhet nevojë reale për të shkakton shëndet të mirë. Konsumimi i tri shujtave në ditë është padyshim regjimi më i mirë i të ushqyerit të organizmit, dhe më së miri është që koha e shujtave të jetë në orë të caktuara, ndërsa periudha ndërmjet dy shujtave nuk duhet të jetë më e vogël se katër apo pesë orë, sepse kaq nevojitet kohë për tretje.

Konsumimi i ushqimit në mënyrë të parregullt, siç është rasti kur personi është i zënë me punë apo ka orar të parregullt të punës, shkakton çrregullim të punës së zorrëve dhe procesit të tretjes, ashtu që njeriu mund të sëmuret nga sëmundja me emrin sindroma e zorrëve iritahile. Fryrja dhe kapsllëku janë të pranishme, e ndonjëherë edhe diarreja dhe shtangiet në zorrë. Kjo sëmundje më së shpeshti godet njerëzit që punojnë dhe nuk e kanë të rregulluar orarin e shujtave ditore.

Nuk duhet ngrënë mes shujtave, dhe këshilla më e mirë që mund t’ua japim njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e zorrëve si pasojë e shujtës së rëndë është që shujta e ardhshme të mos hahet. Pushimi i lukthit pas ngarkesës i jep rast që ta kthej aktivitetin e vet dhe të normalizoj funksionet e veta. Uria e rritë shqisën e nuhatjes dhe zvogëlon sasinë e pështymës në gojë, ndryshon urinën, asisoj që era ibëhet e fuqishme, varësisht nga uria, dhe vetëm në atë gjendje duhet konsumuar ushqimin.

 

Shenjat e nevojës për ushqim janë si vijon:

·        kur rritet dhe mprehët shqisa e të nuhaturit që të pranoj erëra të llojeve të ndryshëm të ushqimeve të llojllojshme të njohura edhe më herët. Këtë ndjenjë e nxisin qendrat e veçanta në tru në të cilat është regjistruar era e llojllojshme e llojeve të ushqimeve;

·        kur zvogëlohet sasia e ujit në organizëm, tajimi i gjëndrave pështymore zvogëlohet;

·        gjithashtu, veshkat ndalen për të nxjerrë urinë, dhe ajo merr ngjyrë më të errët, është në sasi më të vogël dhe ka erë depërtuese. Duhet ta kemi parasysh që konsumimi i panevojshëm i ushqimit shkakton apatinë, e kjo është një nga arsyet për çka shfaqen sëmundjet. Ushqimi i tepruar deponohet në formë të yndyrërave dhe dhjamit nën lëkurë dhe në mure të artereve. Shumë sëmundje shkaktohen nga këto deponirne, si p.sh.:

 

·        arteroskleroza, muret e artereve bëhen të forta dhe të palakueshme dhe nuk mund të shtrëngohen dhe zbuten kur organizmi ka nevojë për këtë;

·        ndryshimet e llojllojshme të shtypjes së gjakut, që ka për pasojë shumë sëmundje, si p.sh.:

·        në tru: humbjen e kujtesës, pamundësinë e koncentrimit, ndryshimin ne sferat morale dhe emocionale, dëmtimin e qendrave Për degjim dhe shikim, e ndonjëherë ndodh edhe paraliza e pjesshme;

·        në zemër: angjina pektoris, infarkt;

·        në veshkë: mosfunksionimin e veshkave;

·        në veshin e brendshëm: humbjen e dëgjimit, humbjen e drejtpeshimit;

·        shtypjen e lartë të gjakut me të gjitha ndikimet e dëmshme në zemër dhe tru;

·        reumën, diabetin, artritin që paraqitet me shtresimin e kristaleve të acideve urinore në nyje.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.