Arritjet më të fundit të teknologjis

1,082

Teknologjia është e aftë për të krijuar lidhje të mëdha,kur ne i bashkojmë idetë natyrore dhe teknologjike, atëherë mund të kemi një harmonizim mes këtyre dhe të krijojmë gjëra të mëdha.

Imagjinoni se lidhja që Facebook po provon ta krijojë si një web global është e ndërlidhur me pulset elektromagnetike të zemrave tona. Në vend se t’i pyetni shokët përmes tastierës se si janë ata, ju ndjeni atë çfarë ata ndjejnë.

 

Ne vendosim se çfarë është dhe çfarë nuk është e mundur – qoftë nëse ne e dimë atë apo jo. Më poshtë do t’i gjeni 4 arritjet e teknologjike të cilat do t’ju lënë pa mend:

1. Bioteknologjia – Duar bionike të kontrolluara nga truri i njeriut!
Nëse një person do të pësojë një dëmtim të rëndë në dorë, ky opsion duket të jetë i përsosur! Duke pasur një dorë të ngjashme me atë që ka krijuar Zoti për ne, gjërat do të bëhen edhe më mirë këtu poshtë në Tokë. Këto duar bionike janë komplet të kontrolluara nga truri dhe nuk ka nevojë për ndonjë operacion që t’i lidhim ato me trupin tonë. Këto duar do të kushtojnë sigurisht shtrenjtë, por do të fitohet mundësia për të pasur një dorë plotësisht funksionale në të ardhmen.

 

2. Arkitektura e ardhshme – Rrokaqiejt rrotullues në Dubai
Tashmë Dubai është i njohur për arkitekturën e mahnitshme. Kjo ndërtesë jo vetëm që është e bukur, por ajo lëvizë vazhdimisht. Keni dëgjuar ndonjëherë për të? Përderisa kjo mund të tingëllojë e pasigurt, ajo është e ndërtuar nga turbinat e erës të cilat krijojnë energji! Me kalimin e kohës, kjo ndërtesë do të prodhojë energji të mjaftueshme për vete dhe për ndërtesat rreth saj.Është e përbërë nga 59 njësi të ndara ose kate të cilat rrotullohen rreth 6 metra për minutë që nuk vërehet fare.

3. Kapaciteti i kompjuterëve

Ju kujtohet 10 vite më parë çfarë kompjuteri keni përdorur? A keni celular të mençur? Hapësirat për ruajtjen e të dhënave janë duke u bërë edhe më të mëdha, përderisa teknologjia në vetvete është duke u bërë më e vogël.Shikojeni madhësinë e Mac Book Mini! Si mundet një pajisje kaq e hollë të jetë në gjendje të kryejë funksione aq mirë për një kohë të gjatë? Celularët janë bërë shumë të hollë gjithashtu, makinat faks, printerët, të gjithë.

 

4. Transporti
Ka shumë dizajne të veturave të cilat ecin përmes karburantit plotësisht të pastër që është gjerësisht i disponueshëm dhe plotësisht i pa dëmshëm. Përdorimi i gazit është reaksion kryesisht për shkak të parave dhe tërë industrisë.Dizajnet e veturave si kjo e Tesla janë në drejtimin e duhur. Ato ende nuk janë gjerësisht në dispozicion, por do të bëhen shumë shpejtë. Njerëzimi do të ketë nevojë që të hartojë metoda të reja të transportit që i zëvendëson makinat e tanishme dhe madje edhe rrugët.Idetë e teletransportit do të integrohen në realitetin tonë shumë shpejtë!

 

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

 

 

Comments are closed.