Apple do të pajisë iPhone me inteligjencë artificiale

771

Apple njoftoi dje se do të instalojë një cip në celularët e saj të ardhshëm iPhones për të proceduar të dhënat e inteligjencë artificiale, duke revolucionarizuar mënyrën e përdorimit të telefonëve inteligjentë.

Programet e reja do të trajtojnë detyra që zakonisht kryhen nga njeriu si njohja e fytyrës dhe e zërit, ndërsa në të ardhmen do të monitorojë të dhënat trupore për të na njoftuar nëse jemi të sëmurë.

Inxhenierët e Apple po kryejnë avancimet për të ruajtur të njëjtin hap me kompaninë Google dhe Qualcomm. Çipi i ri është i ngjashëm me procesorët e përdorur në makinat pa pilot apo në robotët me inteligjencë artificiale.

“Dy nga idetë ku Apple mbështet të ardhmen e saj bazohen te inteligjenca artificiale “, tha analisti i Apple, Gene Munster. Çipi do të funksionojë edhe kur nuk është i lidhur me internetin dhe kjo tregon se në të ardhmen mund të jemi akoma më shumë të varur nga celularët tanë.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.