Aktiviteti elektrik i trurit gjatë gjendjeve të ndryshme të vetëdijes!

668

Nëse elektrodat e elektroencefalografi të preken në kafkën e njeriut, aparati do të vërejë se truri është vazhdimisht aktiv në aspektin elektrik. Vërehen shumë lloje valësh të cilat ndërmjet vete dallohen dhe pasqyrojnë gjendje të ndryshme të aktivitetit mental të njeriut.

Me ndihmën e teknikës EEG-së (elektroencefalografi ) vërehen dy gjendje plotësisht të ndryshme gjatë fjetjes: gjendja (faza) RЕМ dhe gjendja NERЕМ.

RЕМ-faza paraqet gjendjen e aktivitetit shumë intensiv të trurit dhe të organizmit në tërësi. Në tru paraqiten valë elektrike që janë të zakonshme për gjendjen zgjuar dhe gjendjen e aktivitetit mental (valët beta); vërehet aktiviteti elektrik intensiv i muskujve, mirëpo ky aktivitet pengohet dhe në mënyrë manifestuese njeriu pushon; dhe lëvizje të shpejta intensive të syve (sipas së cilës kjo fazë edhe e mori emrin – rapid eye mowement); paraqitet hamendja në puls, në shtypjen e gjakut, në frymëmarrjen e thellë dhe intensitete etj. Për shkak të gjendjes së këtillë aktive të organizmit, RЕМ-faza e fjetjes quhet edhe si faza e gjumit paradoksal, sepse njeriu në dukje është joaktiv, kurse në të vërtetë është shumë aktiv.

Në fazën NERЕМ të gjitha këto ndryshime mungojnë dhe kjo paraqet gjendje të mosaktivitetit të madh.

Comments are closed.