Afatet e fundit për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2019/20

1,074

Universiteti “Qirili dhe Metodi”- Shkup

Ashtu siç u paralajmërua aplikimi online në këtë universitet, kjo mundësi është në dispozicion deri më datën 28.08.2019, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të plotë për regjistrim në këtë universitet zhvillohet më datën 29 dhe 30.8.2019  sa i takon afatit të parë.

Në rast se ende nuk keni aplikuar online mund të aplikoni në këtë link.

Shpallja e vendimit për pranim të kandidatëve 06.09. 2019

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar zhvillohet më datë 11.09. 2019

Universiteti Shtetëror i Tetovës

Aplikimi apo paraqitja e kandidatëve bëhet më datë 26 – 30.08.2019.

Kontrollimi i njohurive dhe aftësive (për programet dhe kategoritë e caktuara) zhvillohet më datë 31.08.2019.

Shpallja e rezultateve preliminare zhvillohet më datë 02.09.2019, ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare bëhet më datë 03.09.2019.

Universiteti i Evropës Juglindore

Aplikimi apo paraqitja e kandidatëve bëhet më datë 06.05-14.09.2019

Comments are closed.