A mund të menaxhoni më mirë kohën tuaj?

424

A keni kërkuar ndonjëherë që dita të zgjasë edhe për disa orë të tjera? Mesiguri jeni përballur me frustrim për të balancuar projekte dhe angazhime të ndryshme dhe t’ju mungojnë vetëm një ose dy orë për të përfunduar.

Pra, si mund të gjeni më shumë kohë gjatë ditës dhe si të shfrytëzoni më mirë ditën tuaj të punës?

Ndalo me mikromenaxhim.

Të heqësh dorë nga nevoja për të bërë gjithçka që ju pëlqen ose të qëndruarit në takime për t’i përkujtuar punonjësit për të kryer detyra të thjeshta, do t’ju mundësojë të kurseni 5 deri në 10 minuta të orës. Ju duhet të keni besim tek njerëzit që i punonësoni.

Jepini vetes 10 sekonda për të marrë një vendim.


Numërimi prej 10 sekondash mund papritur t’ju ndihmon të jeni më produktiv. Jepini vetes 10 sekonda për të vendosur se çfarë ju duhet t’i jepni prioritet gjërave. Zgjidhni një detyrë dhe merruni me të. Pastaj përsëritni procesin. Ky proces do t’ju lejojë të mos ndryshoni gjërat dhe të kontrolloni listën e detyrave tuaja.

Zgjohu në orën 5 të mëngjesit, dy herë në javë.


Nëse doni të ndani kohë për familjen tuaj dhe njëkohësisht nuk dëshironi të mbeteni prapa, një taktikë efektive mund të jetë zgjimi herët disa herë në javë. Mundësia për të fituar një ose dy orë shtesë për të kryer detyra të vogla ose për t’i riorganizuar gjërat do t’ju japë më shumë kohë për t’u fokusuar në gjërat e mëdha gjatë orarit të punës.

Çaktivizoni notifikacionet e celularit.


Vetëm një tingull nga celulari juaj është i mjaftueshëm për t’ju tërhequr vëmendjen nga detyra juaj. Prandaj, zvogëloni njoftimeve, notifikacionet dhe emailet. Caktoni orë të caktuara të ditës në të cilën ju i përgjigjeni mesazheve dhe thirrjeve. Shumica e gjërave nuk kanë të njëjtën rëndësi për të reaguar menjëherë.

Mësoni të dini kur keni nevojë për një pushim.


Për shumë njerëz, koha më produktive është në mëngjes kur është plot energji. Por pas disa orësh, koha bëhet më pak produktive. Sapo të arrini pikën ku përparimi është i ngadaltë ose mendja juaj fillon të bredh, pushoni 30 minuta. Kur të ktheheni, përsëri do të jeni gati për të përdorur kohë cilësore.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.