A është bërë ushqimi i shpejt edhe më i keq për shëndetin tonë në vitet e fundit?

603

I mbushur me kalori të zbrazëta dhe dobët të përpunuara, ushqimi i shpejtë mund të rrisë rrezikun e obezitetit dhe kancerit. Ndërkohë që zinxhirët e ushqimit të shpejtë janë duke u përpjekur të ofrojnë mundësi më të shëndetshme, një studim i ri zbulon se ndikimi shëndetësor i menuve të tyre nuk është përmirësuar – në fakt përkundrazi, vetëm se janë bërë manipulime.

Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se ndërmjet vitit 2013 dhe 2016, 36.6 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara hëngrën ushqim të shpejtë gati se në çdo ditë.

Për më tepër, sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Connecticut në vitin 2018, rreth 74 për qind e prindërve blejnë ushqime jo të shëndetëshme për fëmijët e tyre në restorantet e ushqimeve të shpejta.

Këtë gjendje, hetuesit e vunë në dukje se është përkundër faktit që dëshmon se nga viti 2013 e tutje, disa nga zinxhirët më të njohur të ushqimeve të shpejta janë angazhuar për të ofruar mundësi më të shëndetshme në menutë e fëmijëve.

Tani, një studim i ri sugjeron se shumica e menuve të restoranteve të ushqimit të shpejtë nuk janë bërë më të shëndetshme në përgjithësi, pavarësisht nga shtimi i disa zgjedhjeve ndoshta më të dobishme.

Hulumtuesit analizuan llojllojshmërinë, madhësinë e porcionit, ushqimin e entrave, dhe ëmbëlsirat që ofroheshin nga 10 zinxhirët më të popullarizuar të ushqimit të shpejtë në SHBA gjatë një periudhe prej rreth 3 dekadash, bazuar në menutë që ata bënë në dispozicion në tre pikat kohore: në vitin 1986, 1991 dhe 2016.

Ekipi analizoi menytë e këtyre restoranteve: Arby’s, Burger King, Carl’s Jr., Dairy Queen, Hardee’s, Jack in the Box, KFC, Long John Silver’s, McDonald’s, dhe Wendy’s.

“Duke pasur parasysh popullaritetin e ushqimit të shpejtë, studimi ynë nxjerr në pah një nga ndryshimet në mjedisin tonë ushqimor që është ndoshta pjesë e arsyes për rritjen e obezitetit dhe kushteve kronike të lidhura me të gjatë disa dekadave të fundit, të cilat tani janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA “, thotë hetuesi kryesor Megan McCrory, Ph.D.

Ushqimi i shpejte akoma ushqen kushtet për çregullime kronike

Studiuesit hulumtuan se si porcionet, apo konkretisht ushqimet dhe ëmbëlsirat ndryshuan tek këto menu të restoranteve të ushqimit të shpejtë gjatë hapësirës 30-vjeçare.

Më konkretisht, ata i kushtonin vëmendje ndryshimeve në përmbajtjen e kalorive, madhësisë së porcionit, densitetit të energjisë dhe përmbajtjes së natriumit, hekurit dhe kalciumit.

Kështu, në mesin e ndryshimeve në menu, ndryshim më të madh pësuan ëmbëlsirat, të cilat kishin rritje të kalorive, nga 62 kalori për çdo 10 vite.

“Studimi ynë ofron disa njohuri se si ushqimi i shpejtë mund të ndihmojë për të ushqyer problemin e vazhdueshëm të obezitetit dhe kushteve kronike të lidhura me to.” përfundon hulumtuesi kryesor!

“Pavarësisht nga numri i madh i zgjedhjeve të ofruara në restorantet e ushqimeve të shpejta, disa prej të cilave janë më të shëndetshme se të tjerat, kaloritë, madhësia e porcionit dhe përmbajtja e natriumit në përgjithësi janë përkeqësuar me kalimin e kohës dhe mbeten në vlera të larta.” thotë Megan McCrory, Ph.D.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.