A e di nivelin e kolesterinës në gjakun tënd?

354

Çdo njeri duhet ta dijë nivelin e kolesterinës në gjakun e tij. Këtë e preferojnë organizatat më te mëdha shendetsore dhe komisionet në Shtetet e Bashkuara. Në raportin e programit edukativ nacional të Amerikës për kolesterinë e vitit 1993, qëndron rekomandimi se duhet kryer patjetër matjen e nivelit të kolesterinës në gjak, pa marrë parasysh se a bëhet flalë për person të sëmurë apo të shëndoshë.

 

Nëse ai është më i ulët se 200 mg% (më pak se 5.2 ml/ L) duhet të vazhdosh me mënyrën e deritanishme të të ushqyerit. Largohu nga pirja e duhanit dhe ule peshën trupore nëse je i trashë. Duhet rregullisht të praktikosh shëtitjen dhe të merresh me aktivitete fizike.

Nëse niveli i kolesterinës është më i lartë se 240 mg%, rreziku nga sëmundjet e arterieve koronare është për dyfish më i madh se te njerëzit që kanë kolesterinën në gjak më të ulët se 200 mg%.

Sa më i madh të jetë niveli i kolesterinës në gjak, aq më e madhe është paraqitja e angina pectoris.

Nga ana tjetër, ulja e kolesterinës, për një përqindje e ul mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve të arterieve koronare për dy përqind. D.m.th., nëse e ulim nivelin e kolesterinës nga 250 mg% në 200 (për 20%), mundësia e paraqitjes së sëmundjeve të arterieve koronare do të ulet për 40%.

 

Mirëpo, nëse kolesterina është i lartë në nivelin ekstrem, atëherë është e nevojshme të përdorim ilaçe për uljen e tij duke u fokusuar në rëndësinë e ushqimit dietal, ku do të evitohen yndyrërat e dëmshme dhe ulet pesha trupore.

 Dua të theksoj se hulumtimet shkencore moderne vërtetojnë se ulja e nivelit të kolesterinës në gjak e përmirëson gjendjen e arterieve të ngushtuara në mënyrë të dukshme. Kjo e rritë shpresën te ata njerëz të sëmurë nga arteriet dhe i frymëzon ta vënë nën kontroll kolesterinën e tyre. Raporti i Programit Nacional Edukativ amerikan (National Education Program) për vitin 1993 insiston në uljen e nivelit të kolesterinës së dëmshme (LDL) te këta të sëmurë në më pak se 100 mg%. Në këtë mënyrë ulet mundësia e paraqitjes së sulmit në zemër.

 

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.