A do të zëvendësohemi nga Inteligjenca Artificiale?! – flet prof. Gjorgji Maxharov nga FINKI

269

Profesori në Fakultetin e Shkencave Informative dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI), Gjorgji Maxharov, tregon se inteligjenca artificiale (AI) nuk është asgjë e re, ajo ka qenë në përdorim për 40-50 vjet, por kryesisht në sektorin e IT-së. Ndryshimi i madh, ose dallimi është se tani njeriu i zakonshëm merr një mjet që bazohet në inteligjencë artificiale dhe do të duhet të përdorë vetë këtë teknologji për të krijuar produktet dhe vlerat e reja në mënyrë racionale. Në të njëjtën kohë, automatizimi i tillë në të ardhmen do të zëvendësonte edhe pozicionet e punës bazuar në aftësi intelektuale.

Maxharov, javën e kaluar mori pjesë në eventin “Stacioni: Student 8”, të organizuar nga Forumi Rinor Arsimor. Para të rinjve dhe studentëve ai foli për potencialet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale dhe Chat GPT, duke treguar se të gjithë tashmë jemi konsumatorë të saj. Filmat dhe seritë që shikoni, bazohen në disa lloje të inteligjencës artificiale dhe disa prej parametrave të tyre janë: filtrimi sipas zhanrit të shkurtër ose të gjatë, historia, vendndodhja ku i shikoni, sistemi i sinkronizimit, dhe të tjera. Nuk ka një person pas kompjuterëve që ju ndjek se çfarë filmash shikoni, për të ju dhënë filmat tuaj të preferuar në Netflix, por është inteligjenca artificiale e cila ndoshta nuk është gjithmonë e saktë për zgjedhjen tuaj ideale, por së paku përpiqet – thotë Maxharov.

Më tej, ai thekson se tashmë ekzistojnë sisteme elektronike që synojnë modele të blerësve. Në të vërtetë, bazuar në preferencat dhe dëshirat tuaja, ju rekomandohen listat e produkteve. Për shembull, kur keni një foshnje, sistemi di që ju duhet qumësht, karrocë, ose karrige për në makinë, vë në dukje Maxharov. Për profesorin, padyshim se inteligjenca artificiale ka një potencial të madh, veçanërisht me modelet e reja gjerësisht të disponueshme, si Chat GPT, kështu që kreativiteti është te vetë personi ku do ta gjejë përdorimin e saj. Për shembull, në arsim mund të kryeni evaluim, deri në një nivel të caktuar, automatikisht të furnizoheni me teste të përshtatshme, që do të aplikohen te studentët e caktuar, ose nxënësit. Të vlerësoni në cilën shkencë të rinjtë mund të kenë më shumë perspektivë, bazuar në regjistrime nga vetë të rinjtë. Në fushën e ligjit, mund të përdoret për kontrata, për kërkim të dokumenteve ligjore, ndryshim të rregullave ekzistuese, zbulim të devijimeve të çmimeve, paqartësi në diçka që është shkruar, etj. Pra, punë që njeriu harxhon kohë për t’i kontrolluar, thotë Maxharov.

Sipas profesorit, ne të gjithë kohën po përpiqemi të optimizojmë gjërat dhe të lehtësojmë punën tonë. Ashtu siç ndodhi shumë shekuj më parë me lehtësimin e bujqësisë ose gjërave të tjera, pra automatizimin e këtij procesi.

Tani, me inteligjencë artificiale, ne përsëri sigurojmë optimizim në disa sektorë të caktuar. Ka modele gjuhësore që janë shumë të fuqishme dhe që mund të zëvendësojnë pozicione të punës dhe t’i automatizojnë plotësisht në një periudhë kohore të shkurtër. Ata që krijojnë mjete të tilla kanë përfitime të mëdha, por mund të jetë problematike zëvendësimi i njerëzve, sepse ata duhet të transformohen dhe të punojnë diçka tjetër”, vuri në dukje Maxharov.

Nëse reduktojmë kohën e detyrës së punës për 10-20-50%, atëherë kemi të bëjmë me një lloj automatizimi, thotë ai.

Në lidhje me pyetjen “Nëse gjërat mund të dalin nga kontrolli”, sipas profesorit ende nuk ka një përgjigje të pranuar për kufizimin e tyre, por për shkak të kësaj, thotë ai, tashmë ka nisur iniciativa për të frenuar zhvillimin e inteligjencës artificiale, që të mendohemi për hapat e ardhshëm.

“E shoh këtë si një proces normal, sepse, në fund të fundit, kur krijoni ligjin për një veprimtari, filloni nga një pikë fillestare dhe pastaj plotësoheni në bazë të devijimeve për ta vendosur nën kontroll. Kështë është edhe procesi për inteligjencën artificiale. Për fillim, e rëndësishme është që modelet të jenë të disponueshme publikisht, transparente, që secili të shohë çfarë ndodh, të mund të diskutohen, kritikohen, analizohen. Tani kemi një model të mbyllur brenda një kompanie, që tregon se sa e sigurt është. Megjithatë, ne vërtetë nuk mund të dimë sa i sigurt është ky sistem”, thekson Maxharov.

Profesori është me qëndrimin se ne shkojmë definitivisht drejt një monopolizimi nga kompanitë më të mëdha, të cilat tashmë po humbin garën. Ata vetë janë të frikësuar nga monopolizimi i këtij tregu, pasi në radhë të parë, po punohet për një mjet të shtrenjtë. Trajnimi i një modeli të tillë me qindra milionë parametra, përveç faktit që kërkon infrastrukturë shumë të madhe të serverëve, kërkon edhe kosto nga 40 deri në 100 milionë dollarë.

Burimi: Radiomof

Përgatiti dhe përshtati:

studentët.mk



Comments are closed.