5 karakteristikat e drejtuesve efektivë të biznesit

414

Nëse drejtoni një biznes, nuk ka dyshim se jeni udhëheqës. Pyetja e vetme është se çfarë lloj drejtuesi jeni?

Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga ju si udhëheqës i tij, kështu që ia vlen t’i kushtohet vëmendje ndërtimit të lidershipit të vërtetë. Këtu janë 5 karakteristikat kryesore të udhëheqësve më efektivë.

Frymëzojnë

Më shumë se çdo gjë tjetër, një udhëheqës efektiv duhet të frymëzojë të tjerët. Udhëheqësi është po aq i mirë sa ndjekësit e tij. Për të frymëzuar të tjerët, keni nevojë për një vizion të fortë. Kur keni një vizion në të cilin besoni , entuziazmi juaj do të jetë ndikues dhe njerëzit do të fillojnë t’ju ndjekin.

Ata kanë inteligjencë emocionale

Drejtuesit kanë nevojë për inteligjencë emocionale, të brendshme dhe të jashtme. Inteligjenca e brendshme emocionale do të thotë që ju keni vetëdije të brendshme dhe vetëkontroll mbi ndjenjat tuaja.

Inteligjenca e jashtme emocionale do të thotë që ju keni një ndjenjë se si  mirë ti trajtoni njerëzit përreth jush.

Me inteligjencën emocionale, udhëheqësit jo vetëm që mund të identifikojnë ndjenjat e njerëzve të tjerë, por gjithashtu mund të identifikojnë ndjenjat e tyre.

Ata komunikojnë mirë

Stili juaj i komunikimit ka fuqinë për të motivuar ose manipuluar punonjësit tuaj, për të ndërtuar besimin ose për të shkatërruar. Kur komunikoni, a jeni i vrazhdë?  a jeni të këndshëm? bërtitni? Ëhtë një shenjë e komunikimit të dobët dhe reaktiv.

Ata tregojnë vendosmëri

Mungesa e vendosmërisë mund të shkaktojë pengesa për shumë udhëheqës. Kjo është një nga ankesat më të zakonshme të punonjësve. Këta udhëheqës mund të kenë frikë të marrin vendimin e gabuar, kështu që ata refuzojnë të marrin një vendim, shtyjnë vendimin ose arrijnë në përfundimin se ata thjesht nuk mund të vendosin se çfarë të bëjnë me një problem të caktuar. Kjo mund të jetë tepër zhgënjyese për punonjësit dhe ta bëjë biznesin tuaj të prekshëm.

Ata janë këmbëngulës

Këmbëngulja është gatishmëria për të vendosur se do të arrini atë që keni synuar të bëni dhe ta bëni këtë me një qëndrim pozitiv.

Të bësh biznes është e vështirë. Do të hasni rregullisht në  pengesa, sfidat do të vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, por do t’ju ​​duhet të këmbëngulni. Drejtuesit e suksesshëm të biznesit këmbëngulin në kohë të vështira.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.