5 gjuhët programuese të së ardhmes
Programerët e dinë se të mësosh gjuhë të reja programuese t’i mban aftësitë në përputhje me kërkesat e tregut. Gjuhët programuese si C, C++, Java, HTML, Python, ose PHP kanë gjithmonë përgjigje për kërkesat e tregut. Por progresi në sektorin e inovacionit kërkon njerëz që të shtoj edhe më shumë aftësitë dhe njohuritë që ato ideja t’i sjellin ne jetë.
Megjithëse gjuhët programuese si Java, HTML, Objective C, PHP etj, qëndrojnë si shtyllë në fushën e zhvillimit ne IT, por mos të harrojmë se edhe ato dikur kanë qenë gjuhë të reja programuese që kanë fituar shumë komente dhe vlerësime të larta, dhe kështu e përfshinë të gjithë botën. Pra nuk duhet nënvlerësuar gjuhët e reja. Këto janë 5 gjuhët programuese më premtuese të së ardhems:
1. Google Go
Google’s Go Programming Language u krijua në vitin 2009, nga tre punëtorë të kompanisë Google, Robert Griesemer, Rob Pike, dhe Ken Thompson. Suksesin e kësaj gjuhë më se miri mund ta vërejmë nga fakti se BBC, SoundCloud, Facebook dhe faqet zyrtare të qeverive në Angli janë disa nga përdoruesit e dukshëm të Go. Është e shpejt, e lehtë për ta mësuar dhe e bën punën e njëjte sikur C++ ose Java.
2. Swift
Kur gjuha programuese është lansuar në Apple WWDC(Worldwide Developers Conference), zhvilluesit apo developeret e aplikacioneve e cilësuan si gjuhë programuese që do të tregojë rezultat dhe sukses. Swift është lansuar në Apple WWDC në vitin 2014 dhe ka treguar rritje brenda një viti dhe tregon se sa i aftë që është, dhe së është një gjuhe shumë premtuese. Në pajtim me Apple, Swift e ka sjellë më të mirën e Python dhe Ruby-it së bashku, dhe kjo shton një programim modern që ta bëj atë më efektive dhe më zbavitëse. Nëse ju jeni duke e përdorur, apo e keni në plan që të mësoni Objective C që të zhvillosh aplikacione në iOS, mos e mëso atë pasi të gjitha aplikacionet e reja programohen në Swift.
3. Hack
Njëjte si Swift, Hack është një tjetër gjuhë programuese që është lansuar kohëve të fundit dhe është produkt i një gjigandi tjetër teknologjik, Facebook. Para një viti Facebook ka transformuar pothuajse të gjithë PHP codebase në Hack, dhe si një uebsajt me miliona përdorues mund të mbështet në Hack, kjo tregon pak a shumë fuqinë që ka kjo gjuhë, dhe si gjuhë programuese duhet sigurisht që të qëndrojë.
4. Rust
Gjuha programuese Rust është lansuar në vitin 2014 nga Mozilla. Nuk ka pasur sukses te menjëhershëm sikur Hack dhe Go, por mbas 6 mujash numrat e përdorueseve të Rust kanë eksaluar dhe pritet të ngjitet edhe më lartë. Është një “përmirësim” i C dhe C++, Rust po bëhet e dashur nga programuesit çdo ditë e më shumë.
5. Scala
Gjuha programuese Scala ka qenë në treg për më shumë sesa gjuhët tjera programuese qe janë në listë dhe ndoshta është treguar më e ngadalshme që të ngjitet lartë në krahasim me gjuhët e reja. Por sido që të jetë funksionet e saj kanë hasur në vëmendje te kompanitë siç janë: Twitter, LinkedIn dhe Intel që e përdorin ketë gjuhë në sistemin e tyre.
Comments are closed.