29 thënie motivuese, për atëherë kur ju nevojitet motivimi, më shumë se kurrë

17,739

Disa ditë janë të lehta – energjia është e lartë, dielli ndriçon, çdo gjë duket të jetë e mundur. Por gjithmonë do të ketë kohë kur vijnë stuhitë. Gjërat shkojnë keq, njerëzit ju zhgënjejnë, dhe presioni është i lartë. Janë nga ata raste kur keni nevojë për pak frymëzim.

Ja disa këshilla të urta, që t’ju motivojnë atëherë kur keni më shumë nevojë:

1.Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë.

2.E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni.

3.Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni.

4.Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.

5.Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë.

6.Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona.

7.Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë.

8.Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.

9.Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet që gjithësesi ta bëni atë.

10.Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.

11.Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesit. Kam punuar për të.

12.Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh.

13.Njerëzit që thonë se dicka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë.

14.Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak.

15.Besoj se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës.

16.Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.

17.Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit.

18.Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën.

19.Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni.

20.Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.

21.Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim.

22.Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde.

23.Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re.

24.Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty.

25.Hakmarrja më e mirë është suksesi i madh.

26.Mënyra se si të fillosh është që të lësh llafet dhe t’ia nisësh punës.

27.Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u thoni, njerëzit do të harrojnë atë që u keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndjehen.

28.Ne nuk mund të ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë dikë.

29.Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk e bëni.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.